Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski në samitin e Varshavës me vendet evropiane, theksoi se Kremlini po përgatit diçka sekrete në Bjellorusi.
Zelenski tha se Rusia dhe Bjellorusia e kanë pretekst që po bëjnë stërvitje të përbashkët ushtarake, pasi sipas tij, fshihen plane sekrete të Putinit.
“Këtë verë, Rusia po përgatit diçka atje, nën pretekstin e ushtrimeve ushtarake”, tha Zelenski.
Kujtojmë se Moska dhe Minsku, njoftuan shtatorin e kaluar stërvitje ushtarake në Bjellorusi. Syri.net-Protothema
© SYRI.net