Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj disa mediave në vend, të cilat e nxjerrin atë se i ka rënë popullariteti.
Ai i quajti këto sondazhe si të rreme dhe i piketoi anketuesit si organizatorë të gënjeshtrave në SHBA.
"Ata janë të sëmurë, ata shkruajnë pothuajse ekskluzivisht artikuj negativë kundër meje, pavarësisht se sa mirë e bëj dhe ata janë armiq të vërtetë të njerëzve. Anketuesi i madh John McLaughlin, një nga më të respektuarit në këtë fushë, tha se sondazhi i dështuar i New York Times dhe sondazhi i ABC-Washington Post për një person të quajtur Donald J. Trump, për mua, këto janë sondazhe të rreme që vijnë nga organizata që gënjejnë," tha Trump.
Trump shtoi se kjo është një arsye që këto media humbasin shikueshmërinë, pasi sipas tij, i bëjnë qëllimisht sondazhet vetëm që të ‘intimidojnë’ qytetarët amerikan.
“Këta janë kriminelë pesimistë që u kërkojnë falje abonentëve dhe lexuesve të tyre kur unë fitoj zgjedhjet me një diferencë të madhe, me përqindje shumë më të larta se sa tregojnë sondazhet e tyre, humbasin shumë besueshmëri, pastaj vazhdojnë të mashtrojnë dhe gënjejnë për një raund tjetër”, shtoi Trump. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net