Ndërprerje masive të energjisë elektrike, preket edhe një pjesë e Francës, pas Spanjës dhe Portugalisë

Ndërprerje masive të energjisë elektrike, preket edhe një pjesë e Francës, pas Spanjës dhe Portugalisë

14:11, 28/04/2025

Pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë – përfshirë Madridin dhe Lisbonën – janë goditur nga një ndërprerje e energjisë elektrike.

Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Electrica thotë se po punon me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë.

Mediat lokale në Spanjë po raportojnë se energjia elektrike është ndërprerë në aeroportin kryesor që i shërben Madridit.

“Energjia nuk është rikthyer ende në Aeroportin Barajas,” thotë El Mundo.

Po ashtu raportohet se pjesë të Francës janë prekur, sipas mediave spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco