Kremlini pretendon se ka dëbuar të gjitha forcat ukrainase nga Krusku, kurse Kievi...

Kremlini pretendon se ka dëbuar të gjitha forcat ukrainase nga Krusku, kurse Kievi...

14:39, 26/04/2025

Rusia ka rimarrë kontrollin e rajonit të Kurskut, një territor kufitar ku Ukraina nisi një sulm të befasishëm vitin e kaluar, tha presidenti rus Vladimir Putin të shtunën (26 prill).

Gjatë një deklarate publike, Putin theksoi se ‘aventura e regjimit të Kievit ka dështuar plotësisht’, duke përgëzuar forcat ruse që, sipas tij, kishin mundur ushtrinë ukrainase në këtë rajon.

Megjithatë, nuk pati një reagim të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase lidhur me pretendimet e presidentit rus, dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime nga fusha e betejës.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar më herët se trupat ukrainase po veprojnë ende në Kursk, duke lënë të hapur mundësinë që luftimet të vazhdojnë.

Pushtimi i Kurskut nga Ukraina nisi në gusht të vitit të kaluar, duke bërë që forcat ukrainase të pushtonin shpejt territorin, një ngjarje që shënoi një nga momentet më të rëndësishme të luftës, duke shënuar pushtimin e parë tokësor të Rusisë nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përgjigjja ruse ka qenë e ashpër, ndërsa forcat ruse kanë luftuar për të dëbuar trupat ukrainase nga kufiri, duke përdorur burime të shumta për të rimarrë kontrollin. Nga ana tjetër, Kievi ka synuar ruajtjen e këtij territori, duke e përdorur atë si një mjet të rëndësishëm në bisedimet e mundshme paqeje, si dhe për të lehtësuar presionin nga fronti lindor. Syri.net-CNN.gr. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco