Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenski u takuan sot në Romë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.
Ky informacion bëhet i ditur nga zëdhënësi i presidentit ukrainas i cili nuk dha shumë detaje në lidhje me diskutimet.
“Takimi u zhvillua dhe tashmë ka përfunduar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov.
Kujtojmë se Trump tha më herët se Ukraina dhe Rusia janë shumë afër një marrëveshjeje. Syri.net-Protothema
© SYRI.net