FOTO/ Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij kryejnë homazhe para arkëmortit të Papa Françeskut

FOTO/ Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij kryejnë homazhe para arkëmortit të Papa Françeskut

09:38, 26/04/2025

Presidenti Trump dhe bashkëshortja kryejnë homazhe para arkëmortit të Papa Françeskut.

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti mbrëmjen e kaluar në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania.

Në bordin e "Air One", ai informoi gazetarët që e shoqëronin se në Romë do të takojë Kryeministren italiane si dhe disa persona të tjerë. “Do të zhvilloj disa takime, do të flas me shumë të tjerë”, u shpreh ai.

Lidhur me praninë e tij në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, Presidenti amerikan theksoi faktin se ka fituar zgjedhjet, pjesërisht edhe falë votës së besimtarëve katolikë.

Presidenti amerikan është pritur në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Romë, dhe sot rreth orës 13:30 pritet të rikthehet në SHBA.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco