Momentet kur një tërmet goditi Stambollin janë bërë virale në Turqi, pasi lëkundjet u ndjenë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një emision mëngjesi.
Në pamjet e publikuara, shihet spikerja që reagon e tronditur ndërsa studioja fillon të dridhet, duke reflektuar qartë panikun e situatës.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet.
⚡️⚡️Istanbul was hit with 3.9, 6.2 and 4.4 magnitudes earthquakes consecutively. No reports on lives lost yet.#deprem pic.twitter.com/mr0I4WhLRe
© SYRI.net