SHBA akuzon kompaninë kineze se po ndihmon Houthët e Jemenit

SHBA akuzon kompaninë kineze se po ndihmon Houthët e Jemenit

21:30, 18/04/2025

Uashingtoni ka ngritur akuza të reja të forta ndaj Kinës, duke pretenduar se një kompani kineze e teknologjisë hapësinore po ndihmon rebelët Houthit në Jemen në sulmet e tyre ndaj objektivave amerikane.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kompania Chang Guang Satellite Technology (CGST), e lidhur me ushtrinë kineze, ka siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë teknike për Houthi-të, përmes shërbimeve të imazherisë satelitore.

“CGST mbështet drejtpërdrejt sulmet e terroristëve të Houthit të cilët mbështeten dhe nga Irani kundër interesave amerikane", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Syri.net-Protothema 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco