Trump pret Melonin në Shtëpinë Bardhë, presidenti i SHBA: Do kemi me patjetër një marrëveshje tregtare me BE

Trump pret Melonin në Shtëpinë Bardhë, presidenti i SHBA: Do kemi me patjetër një marrëveshje tregtare me BE

18:51, 17/04/2025

Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ku dhe deklaroi se do të ketë një marrë veshje me BE për tarifat për mallrat e importit.

“Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe Meloni tha se është e bindur se mund të arrijë një marrëveshje me Donald Trump.

“Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht,” thotë ajo.

Trump e cilësoi Melonin si në kryeministre të madhe dhe që sipas tij, bën një punë fantastike.

“Meloni më pëlqen shumë. Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe, po bën një punë fantastike,” thotë ai. “Ajo është një nga udhëheqësit e vërtetë të botës,” tha ai.

Meloni është lideri i parë evropian që viziton Uashingtonin që kur Trump vendosi tarifa 20% në BE në fillim të këtij muaji. Tarifa tashmë është ndërprerë për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.

Zyrtarë të lartë të administratës Trump, në një konferencë për gazetarët para takimit, theksuan rolin e Melonit si bashkëbiseduese te vlefshëme të presidentit amerikan me Bashkimin Evropian, për çështje të tilla si tregtia, imigracioni dhe kërkimi i një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

Biseda Trump-Meloni:

Trump: Kam shumë besim se do të arrijmë një marrëveshje tregtare me BE. Jam krenar që jam sot këtu me Giorgia Melonin.

Meloni: Jam e sigurt që mund të arrijmë një dakortësi mes SHBA e BE mbi tarifat tregtare.

Meloni: Besoj se duhet biseduar qartë e të puqemi në mes të rrugës. Mund të gjejmë një pikë dakortësie. Nuk jam për nacionalizëm perëndimor por së bashku mund të dalim më të fortë pasi ajo që duam është  të forcojmë të dy brigjet e Atlantikut.

Meloni: Jam këtu për të ftuar Trump në Itali e në një takim me BE. Dëshëroj të ftoj Presidentin Trump në një vizitë zyrtare në vendin tonë e duam të organizojmë një takim me të e me Europën.

Trump: Giorgia Meloni më pëlqen shumë, një prej liderëve të vërtetë në botë. Një kryeministre e jashtëzakonshme që po bën një punë të jashtëzakonshme për Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco