Si u hoq non-grata për Antal Rogan/ Ishte vendosur me lobimin e Sorosit

Si u hoq non-grata për Antal Rogan/ Ishte vendosur me lobimin e Sorosit

10:51, 16/04/2025

Një lajm i bujshëm mbërriti nga Uashingtoni disa orë më parë.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, telefonoi homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto për t’i konfirmuar se Antal Rogan është hequr nga lista e sanksioneve amerikane.

Rogan është shef kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe një nga personat më të afërt me të.

Rubio deklaroi se Rogan po hiqej nga lista e sanksioneve pasi dezinjimi i tij nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA.

Interesant është fakti se rasti i Rogan ngjan shumë me rastin e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Mediat e majta dhe politikanët liberalë kishin paralajmëruar se procesi i heqjes së non-gratës për Rogan ishte i vështirë, por ky vendim tregoi se nuk është kështu.

Rogan u shpall non-grata pak përpara se të largohej administrata e Joe Biden.

Pas shpalljes së tij non-grata, qeveria e Orban deklaroi se nuk kishte asnjë provë kundër tij, por vetëm të dhëna që ishin dërguar në SHBA nga Soros dhe organizatat e tij joqeveritare.

“Amerikanët kanë pranuar gjithashtu se nuk kishte asnjë informacion të shërbimeve sekrete pas vendimit, vetëm [biznesmeni amerikan] George Soros dhe raportet korruptive të organizatave të ndryshme civile, që nuk mund të konsideroheshin burim ligjor apo edhe provë në këtë rast. Kjo është një gjueti shtrigash politike, një hakmarrje e vogël e ambasadorit amerikan në largim,” thuhej në deklaratën e qeverisë hungareze në janar të këtij viti.

Ambasadori amerikan në Hungari në atë kohë, i akuzuar për lidhje me Sorosin, u largua nga detyra.

Ndërkohë qeveria hungareze deklaroi se non-grata për Rogan do hiqej brenda vitit.

Në fakt u hoq për pak muaj.

Pas vendosjes së non-gratës për Rogan, Orban deklaroi se Hungaria do bëhet vendi i parë që do zhdukë çdo gjurmë të Sorosit nga vendi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco