Një 21-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut u arrestua në flagrancë në Busto Arsizio, në provincën e Varese-s në Itali, pasi dyshohet se kishte rrahur dhe përdhunuar në rrugë një vajzë 14-vjeçare që kishte takuar në rrjetet sociale.
Britmat e vajzës u dëgjuan nga një banor i cili lajmëroi menjëherë 112 dhe kur oficerët e një patrulle të policisë lokale mbërritën në vendngjarje, në një zonë të braktisur pas stacionit të trenit, 21-vjeçari - tashmë në burg në pritje të marrjes në pyetje për të vërtetuar krimin - ishte ende duke ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Në spital, mjekët i dhanë 14-vjeçares, shtetase peruane, një prognozë 50-ditore.
21-vjeçari kishte qenë miqësor në internet dhe 14-vjeçarja kishte pranuar ta takonte personalisht. Takimi ishte bërë pasditen e së hënës dhe të dy së bashku kanë dalë për shëtitje dhe më pas i riu e ka çuar në një zonë të braktisur, në Via Vercelli, nga ku nisi dhe abuzimi.
21-vjeçari, banues në Rozzano, në provincën e Milanos, ka vijuar të jetë agresiv edhe me efektivët e mbërritur në vendngjarje, dhe është dërguar në burg pas vendimit të gjyqtarit të gatshëm.
Laura Ravetto, deputetja e Lega: Dënimi maksimal
Deputetja e Lega, Laura Ravetto teksa ka reaguar për ngjarjen e rëndë me të miturën, ka kërkuar dënim maksimal për autorin e dyshuar.
"Dënimi maksimal për 21-vjeçaren me origjinë afrikano-veriore të arrestuar në Busto Arsizio për sulm të rëndë seksual ndaj një vajze 14-vjeçare, të joshur në internet. Është koha për t'i dhënë fund feminizmit të majtë të rremë dhe për të trajtuar problemin e një trashëgimie kulturore që nuk i përket Perëndimit. A ka mbetur kush të flasë për të’, ka reaguar deputetja Laura Ravetto, drejtuese e departamentit të Shanseve të Barabarta të Lidhjes./ ANSA.
© SYRI.net