Mbi 30 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Sumi të Ukrainës, pamjet e shpërthimit

Mbi 30 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Sumi të Ukrainës, pamjet e shpërthimit

15:07, 13/04/2025

Më shumë se 32 njerëz janë vrarë sot nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.

Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe tha se “dhjetëra” njerëz humbën jetën nga sulmi me dy raketa.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje globale ndaj sulmit.

“Raketat balistike dhe bombat ajrore nuk janë ndalur kurrë përmes fjalëve. Ajo që nevojitet është një qëndrim ndaj Rusisë si ndaj një terroristi”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco