PD çel fushatën/ Zhulali jep detaje nga projekti i fitores: Kandidatët janë me integritet! La Civita vjen me mesazhe të tjera …

15:58, 11/04/2025

Kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, e cila garon nën siglën e  PD me ‘Aleancën për Shqipërinë Madhështore’ ka dhënë detaje nga çelja e fushatës eletorale të PD, mbrëmjen e kësaj të premteje në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv përmes një lidhje me skype, nën moderimin e Bled Markut, Zhulali tha se të gjithë do të zbresin në shesh, për të hapur fushatën e për të shkuar drejt projektit të fitores ‘Shqipëria Madhështore’.

Zhulali u shpreh se në takimet që ka pasur në terren me qytetarë të shumë, ndjen dëshirën e madhe për ndryshimin e vendit dhe asaj që ka ndodhur në 12 vite pushtet të PS.

Sipas Zhulalit, PD përmes programit të saj, ofron mundësi zhvillimi për çdo kategori dhe përmirësim të jetës së tyre socio-ekonomike, mbi të gjitha rikthimin e shqiptarëve që kanë ikur jashtë vendit.

Zhulali ka dhënë edhe detaje të mbërritjes së strategut të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, që sipas saj vjen me mesazhe të tjera për shqiptarët, duke ngjallur optimizëm tek ata.

Në orën 19.00 të gjithë zbresin në shehs, do hapim fushatën për të shkuar drejt projektit të fitores. Është në momentet më të vështira, s’meriton të lëngojë siç është në këto 12 vite, por meriton të marrë një drejtim tjetër që do t’ia japë PD, ASHM që ka një program të qartë për çdo qytetar. Këtë program do ta shpalosim sot, me ekipin që shkon në këto zgjedhje e që do t’i dalë zot punëve të mira për Shqipërinë. I ftoj të gjithë të na bashkohen në këtë ditë feste për të shkuar drejt projektit të fitores dhe për ndryshimin e Shqipërisë.

Kam pasur takime intensive me qytetarët dhe ajo që ndjen, është dëshira e madhe për ndryshim. Të gjithë e kërkojnë ndryshim dhe te PD kanë gjetur programin që i flet për shqetësimin e  tyre. I flasim çdo njeriu për pagat e pensionet, rritjen e na thonë që nuk jetohet në Shqipëri. Ne do të marrim masa urgjente për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve, uljen e çmimit të energjisë, ujit, naftës, do të bëjmë që ekonomia të marrë frymë sërish, duke ndihmuar familjen e biznesin, që ta rikthejnë Shqipërinë në një vend që merr frymë. Sot çdo njeriu i merret frymë, edhe në Tiranë ndihet boshatisja e Shqipërisë, e jo vetëm qytetet e tjera. Kësaj do t’i japim fund me një plan të emergjencës kombëtare me paktën e dhembshurisë.

Janë të gatshëm për të bërë çdo gjë që të mos u ikin fëmijëve. Këtë e ndajnë të djathtë e të majtë, dhe pikat tona e ndalin këtë valë migratore. Për t’u dhënë arsye për të qëndruar në Shqipëri. E para nis me një masë, për të përballuar koston e jetesës.

Njerëzve u ndrisin sytë kur ne u premtojmë 200 euro për minimumin jetik, zero taksa për profesionet e lira. Jo vetëm do t’u japim dhe u kemi dhënë zgjidhje në gjykatë, profesionet e lira do të kenë 0 taksa në PD. Kam pasur shqetësime për legalizimin e banesave, në ato ku do të ketë ndërhyrje për urbanizimin e  zonave. Ne kemi parë se si janë hedhur në rrugë njerëzit, ua kemi thënë të qartë se nuk do të ketë në PD, as shembje shtëpish e biznesesh pa legalizim. Do të ketë vlerën e vërtetë të pronës.

Çdo fjalë e Chris LaCivita mbarte një mesazh të madh. Që administrata e Trump s’do të bashkëpunojmë me bashkëpunëtorët e Soros. Do të vijë me mesazhe të tjera dhe do të japë optimizëm të gjithë shqiptarët që janë lodhur nga ajo mbulesë e narkoshtetit që i është dhënë Ramës nga individë të veshur me pushte  në Amerikë dhe Evropë. Që i kanë bërë dëm Shqipërisë. Mesazhe nga Amerika, që Shqipëria zhvillohet, plot jetë, ku ligji dhe funksionimi i ligjit kanë kuptim. Me mesazhe të forta Chris LaVita do të ngjitet në skenë në fushatën elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco