Rrëzimi i helikopterit në New York, viktimë e bija dhe mbesa e dy-ish presidentëve të Barcelonës

Rrëzimi i helikopterit në New York, viktimë e bija dhe mbesa e dy-ish presidentëve të Barcelonës

11:03, 11/04/2025

Një lajm tronditës u përhap natën vonë në Spanjë. Një helikopter që fluturonte mbi qytetin e New York-ut ra në lumin Hudson.

Sapo ndodhi aksidenti, u përhap lajmi se në bord ndodhej një familje spanjolle. Në aksident humbën jetën gjashtë persona dhe pak pas ngjarjes u konfirmua se bëhej fjalë për një çift spanjoll, tre fëmijët e tyre dhe piloti i helikopterit.

Autoritetet publikuan identitetet e viktimave. Agustín Escobar, CEO i Rail Infrastructure në Siemens Mobility në nivel global, bashkëshortja e tij, Mercé Camprubí, dhe tre fëmijët e tyre të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç.

Mercé Camprubí, bija dhe mbesa e ish-presidentëve të Barça-s

Mercé Camprubí gjithashtu ishte drejtuese në Siemens Energy, por ajo kishte një lidhje shumë të rëndësishme me Barcelonën, pasi ishte bija dhe mbesa e dy ish-presidentëve të klubit katalanas.

Ajo ishte mbesa e Agustí Montal Costa, ish-president i Barcelonës, i cili drejtoi klubin nga 1969 deri në 1977 dhe ishte arkitekti i transferimit të Johann Cruyff. Gjatë mandatit të tij, Barça fitoi La Liga-n në sezonin 1973-1974 dhe u krijua himni i tanishëm i klubit.

Gjithashtu, stërgjyshi i Mercé Camprubí ishte Agustín Montal Galobart, një biznesmen tekstili spanjoll që gjithashtu ishte president i Barcelonë nga 1946 deri në 1952. Gjatë asaj periudhe, klubi fitoi Ligën dhe Kupën.

Po ashtu, vëllai i Mercé Camprubí, Joan, ishte kandidat për t’u bërë president i Barcelonës në vitin 2024.

Vende të njohura dhe eksperienca turistike

Vendet për fluturimet turistike me helikopter mbi New York janë bërë një nga eksperiencat më të popullarizuara për vizitorët, me nisje ditore nga pika të ndryshme si Heliporti i Manhattanit dhe udhëtime që ofrojnë mundësinë për të admiruar nga ajri monumente si Statuja e Lirisë, Central Park-u dhe Empire State Building.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco