Hamasi i ka paraqitur një kërkesë Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe që ta heqë atë nga lista e ‘organizatave terroriste’.
Në postimin në platformën X të firmës ligjore të Hamasit, Riverway Law, thuhet se ky vendim i autoriteteve britanike është jo i drejtë pasi organizata nuk përbën asnjë kërcënim për Britaninë e Madhe dhe qytetarët e saj.
“E drejta për t'i rezistuar okupimit, aparteidit dhe gjenocidit është e vendosur fort në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në postim.
Kujtojmë se Britania e shpalli Hamasin organizatë terroriste në vitin 2021. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net