New York/ Rrëzohet një helikopter në lumin Hudson, ja detajet e para

New York/ Rrëzohet një helikopter në lumin Hudson, ja detajet e para

22:04, 10/04/2025

Një helikopter është rrëzuar sot në lumin Hudson, midis Manhattan-it dhe Jersey City-t, ka bërë të ditur Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Ngjarja është konfirmuar përmes një postimi në platformën X, ku theksohet se shërbimet e emergjencës janë duke ndjekur nga afër situatën.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë helikopterin pjesërisht të zhytur në ujë, ndërsa varka të shumta të policisë janë vendosur përreth rrënojave. Disa oficerë janë parë duke vëzhguar nga një urë pranë vendit të ngjarjes.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e personave në bord apo shkaqet e mundshme të rrëzimit. Ky është një zhvillim i fundit dhe priten më shumë informacione në orët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco