Donald Trump: Izraeli do të udhëhiqte sulmin kundër Iranit nëse Teherani nuk tërhiqet nga programi bërthamor

Donald Trump: Izraeli do të udhëhiqte sulmin kundër Iranit nëse Teherani nuk tërhiqet nga programi bërthamor

08:16, 10/04/2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Izraeli do të ishte “udhëheqësi” i një sulmi potencial ushtarak kundër Iranit nëse Teherani nuk heq dorë nga programi i armëve bërthamore.

Deklarata e Trump është bërë para se të mbahen bisedimet e planifikuara që përfshijnë zyrtarë amerikanë dhe iranianë në Oman.

Trump pati thënë se bisedimet do të jenë “direkte”, ndërsa Irani ka insistuar në bisedime “indirekte”, raportoi AP.

SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore më 2015 kanë arritur një marrëveshje bërthamore afatgjate që kufizoi pasurimin me uranium të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore më 2018, duke e quajtur “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco