'Zgjedhjet Shqiptare kryefjalë në Strasburg', Gjoni: Opozita po informon PE për regjimin e Ramës në Shqipëri

13:38, 06/04/2025

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Juxhin Gjoni, nga Departamenti Brain Gain, theksoi rëndësinë e informimit të institucioneve europiane për situatën në Shqipëri dhe për sfidat me të cilat përballen partitë opozitare nën regjimin e Edi Ramës.

Ai shpjegoi se opozita po punon për të denoncuar realitetin e vështirë të shqiptarëve, duke e bërë të qartë se raportet që dërgohen në Parlamentin Europian shpesh janë të njëanshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin e jetës së përditshme.

Gjoni theksoi gjithashtu se, edhe pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE, fokusimi kryesor i politikës europiane shpesh herë është stabiliteti, ndërsa ne si shqiptarë duhet të luftojmë për të zgjidhur problemet tona të brendshme.

Juxhin Gjoni:

Po mundohemi të informojmë Parlamentin Europian dhe të gjitha institucionet europiane për atë që do të ndodhë në vitin 2025 dhe me çfarë do të përballet PD-ja dhe partitë opozitare nën regjimin e Edi Ramës. Pse e bëjmë dhe pse e konsiderojmë të rëndësishëm këtë informacion? Sepse një problem i madh është se Parlamentin Europian shpesh i referohet vetëm dokumenteve dhe raporteve. Raportet zakonisht përgatiten nga qeveria, e cila i shkruan, i dërgon dhe bën çfarë të dojë me to. Kjo ka bërë që shpesh të mos pasqyrohet e vërteta, por vetëm ajo që është shkruar. Ne po mundohemi të japim sa më shumë detaje rreth këtij aktiviteti dhe të tregojmë se me çfarë përballen shqiptarët nga ky pushtet në jetën e përditshme.

Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet në vëmendjen politike të BE-së, por pas fitores së Donald Trump në mandatin e tij të ri të presidencës, fokusi i politikës europiane kaloi në luftën e Ukrainës dhe Izraelit. Megjithatë, Ballkani Perëndimor mbetet një pikë referimi për BE-në. Bashkimit Europian i intereson që Ballkani të jetë nën kontroll, për të shmangur një tjetër konflikt që mund të dalë jashtë kontrollit. Politikanët në BE janë më shumë të fokusuar në stabilitetin e rajonit sesa në problemet reale që përballen vendet e Ballkanit. Ne si shqiptarë duam të zgjidhim problemet tona. Prandaj, në këtë aktivitet, do të tregojmë të vërtetën dhe jo atë që ata mendojnë se është politika e duhur. Në një moment kur 1 milion shqiptarë kanë emigruar dhe kur mungojnë bizneset dhe infrastruktura, është koha të promovojmë problemet tona dhe të kërkojmë zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco