Netanyahu bëhet lideri i parë që do të negociojë me Donald Trump për tarifat

Netanyahu bëhet lideri i parë që do të negociojë me Donald Trump për tarifat

12:51, 05/04/2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga homologu i tij amerikan Donald Trump, ku tema kryesore e diskutimve do të jenë tarifat e reja të vendosura nga ky i fundit.

Mediat izraelite e quajnë këtë vizitë si të papritur të Netanyahut në Uashington. Ai do të jetë lideri i parë që do të takohet me Presidentin Trump, për të negociuar mbi tarifat e SHBA-së.

Përveç tarifave, pritet që të diskutohet edhe për luftën e Izraelite kundër Hamasit në Gaza dhe ‘rrezikun iranian’.

Kjo është hera e dytë që Netanyahu viziton Shtëpinë e Bardhë që kur Donald Trump mori detyrën si president. Syri.net-SKAI.gr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco