Kina u hakmor me kundër-tarifa ndaj SHBA/ Reagon Trump: Luajti gabim, i ka zënë paniku dhe s'mund ta përballojnë!

Kina u hakmor me kundër-tarifa ndaj SHBA/ Reagon Trump: Luajti gabim, i ka zënë paniku dhe s'mund ta përballojnë!

18:29, 04/04/2025

Presidenti i SHBA Donald Trump, duke iu përgjigjur njoftimit të Pekinit për tarifa të reja për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara, pohoi se Kina ishte në panik dhe bëri një gabim.

"Kina luajti gabim, ata u kapën nga paniku - e vetmja gjë që nuk mund ta përballojnë", shkroi Trump, në Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme.

Komisioni i Tarifave i Këshillit Shtetëror njoftoi më herët se autoritetet kineze do të vendosin tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 Prilli.

Qarkullimi tregtar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në 688.28 miliardë dollarë në vitin 2024. Nga ky total, eksportet e SHBA në Kinë arritën në 163.62 miliardë dollarë, gati tre herë më pak se eksportet nga Kina në Shtetet e Bashkuara.

Më 2 prill, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vendoste një tarifë minimale prej 10% për mallrat e importuara. Ai përcaktoi edhe tarifa individuale për vende të caktuara, me një tarifë 34% për importet nga Kina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco