Gaza/ Sulmet ajrore izraelite i marrin jetën një figure të rëndësishme të Hamasit

Gaza/ Sulmet ajrore izraelite i marrin jetën një figure të rëndësishme të Hamasit

09:43, 23/03/2025

Hamasi njoftoi se anëtari i byrosë politike të organizatës, Salah al-Bardavil, ka humbur jetën për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite në Khan Yunis.

Sipas burimeve lokale, al-Bradavil ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij.

Këshilltar i komunikimit të udhëheqjes së Hamasit, Taher Al-Nono, e përmendi vdekjen e al-Bradavil në një postim në Facebook.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet e ditës së sotme. Syri.net-Kathimerini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco