Dyshime për shkelje të sigurisë/ Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Dyshime për shkelje të sigurisë/ Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

09:43, 22/03/2025

Një gjeneral i lartë gjerman është larguar nga selia e NATO-s në Bruksel që nga dhjetori i vitit të kaluar, mes dyshimeve se ka shkelur rregullat e sigurisë dhe sekreteve ushtarake. Megjithëse në faqet zyrtare të NATO-s dhe rrjetet sociale ai figuron ende në detyrë, burime të gazetës Süddeutsche Zeitung dhe kanalit WDR raportojnë se atij i është ndaluar qasja në dokumentet sekrete të aleancës.

Hetimet tregojnë se oficeri i lartë i ka trajtuar me pakujdesi dokumentet konfidenciale, të cilat shpesh kanë qëndruar të shpërndara në zyrën e tij. Ministria Gjermane e Mbrojtjes dhe NATO kanë konfirmuar se ai është rikthyer në Gjermani dhe pritet të dalë në pension të parakohshëm deri në fund të muajit, duke shmangur kështu një procedurë disiplinore.

Ndërsa emri i tij nuk është bërë publik nga mediat gjermane, rasti ka sjellë në vëmendje incidentin e shkurtit 2024, kur Rusia publikoi një video nga një konferencë interneti e katër oficerëve të lartë të aviacionit ushtarak gjerman. Në këtë bisedë, ku u diskutua mbi raketat Taurus për Ukrainën, mori pjesë edhe gjeneral-major Ingo Gerhartz, i cili u përmend si një nga figurat kyçe në atë skandal sigurie.

Ndërkohë, autoritetet gjermane theksojnë se nuk ka prova që dokumentet sekrete të kenë kaluar në duar të huaja, por incidenti ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e brendshme të NATO-s dhe disiplinën brenda forcave ushtarake gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco