Partitë opozitare në parlamentin serb, arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri kalimtare të quajtur, e cila emërzohet ‘qeveria e besimit popullor’.
Krijimi i një qeverie tranzitore, konsiderohet një kusht i domosdoshëm për daljen e vendit nga kriza sociale dhe politike.
Sipas propozimit të paraqitur nga të gjitha partitë opozitare, kjo qeveri do të ketë një mandat nëntë mujor dhe do të përgatitë vendin, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kryeministri do të jetë një figurë jopartiake, i cili duhet të pranohet nga të gjitha partitë, kurse ministritë do të ndahen mes partive.
Por ky propozim është refuzuar nga kryetarja e kuvendit serb Ana Brnabiç, e cila theksoi se opozita kërkon të fitojë pa zgjedhje.
“Opozita kërkon të vijë në pushtet pa zgjedhje dhe pa pasur besimin e popull”, tha Brnabiç. Syri.net-iefimerida.
© SYRI.net