Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se do t’i kërkojë homologut të tij amerikan Donald Trump, që të marrë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e armëpushimit të mundshëm.
Zelenski shtoi se do të ndalojë sulmet nëse ushtria ruse nuk do të godasë infrastrukturën e energjisë të Ukrainës.
“Unë me të vërtetë dua që të ketë kontroll. Por unë besoj se SHBA-të duhet të kenë rolin kryesor. Nëse rusët nuk godasin objektet tona, ne nuk do të godasim të tyret”, tha Zelenski. Syri.net-Kathimerini.
© SYRI.net