Sa pengje kanë mbetur në Gaza?

Sa pengje kanë mbetur në Gaza?

11:00, 18/03/2025

Pasi Izraeli nisi një valë të re sulmesh në Gaza, fokusimi ka kaluar në fatin e pengjeve të mbetura në duar të militantëve të udhëhequr nga Hamasi. Pas sulmit të 7 tetorit 2023, 251 persona ishin rrëmbyer, shumica e të cilëve civilë, dhe një numër pengjesh janë shpëtuar deri tani përmes shkëmbimeve të ndryshme.

Aktualisht, 59 pengje izraelite mbeten ende në Gaza. Këto përfshijnë 13 ushtarë të Izraelit, për të cilët Izraeli ka deklaruar se 9 janë të vdekur.

Po ashtu, janë edhe 5 shtetas joizraelitë – tre tajlandezë, një nepalez dhe një tanzanian, për të cilët besohet se dy (një tajlandez dhe një nepalez) mund të jenë ende gjallë.

Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha për fatin e pengjeve të mbetur dhe rrezikun që ata mund të kenë për shkak të vazhdimit të luftimeve në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco