Për dy ditë me radhë mijëra qytetarë serb dolën në rrugët e Beogradit ku organizuan demonstratën më të madhe në historinë e vendit, pavarësisht se qeveria i krijoi pengesa duke pezulluar transportin publik.
Sipas analistit serb, Dushan Spajoseviç këto ishin protestat më masive që ka përjetuar vendi.
Ai theksoi se njerëzit janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale dhe do të inatosen më shumë, nëse dalin në dritë të gjitha veprimet që ndoqi Vuçiç për ta prishur atë.
Kujtojmë se Vuçiç pas mbrëmjes së shtunë kishte qëndrim të butë ndaj kësaj demonstrate, gjë që nuk e ka mbajtur por ka bërë të kundërtën duke kërcënuar studentët. Syri.net-SKAI.gr.
© SYRI.net