OKB akuzon regjimin në Iran se po përdor dronë dhe kamera, për të terrorizuar gratë që nuk mbulohen me shami.
Thuhet se zyrtarët iranianë po inkurajojnë qytetarët, që të përdorin aplikacione të specializuara telefonike për të raportuar gratë nëse shkelin kodin e veshjes.
Sipas burimeve, gratë që kundërshtojnë ligjin e veshjes kanë pasoja të rënda duke përfshirë arrestimin, torturën, rrahjet madje ka pasur raste kur ato janë përdhunuar.
Gjetjet e një misioni që kishte synim faktet për Republikën Islamike të Iranit, vijnë pasi vitin e kaluar u zbulua se autoritetet ishin përgjegjëse për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Aminit.
Dëshmitarët thanë se 22-vjeçarja u rrah keq nga policia pasi u arrestua, këta të fundit u justifikuan duke gjetur shkakun si një pushim i papritur i zemrës. Syri.net-Protothema.
© SYRI.net