Misioni i drejtuar nga NASA është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, me qëllim që të sjellë përsëri në Tokë dy astronautët amerikanë që kanë mbetur të bllokuar atje që nga qershori i vitit të kaluar.
Raketa Falcon 9 e SpaceX u nis ditën e sotme nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të SHBA-së, me katër astronautë në Bord.
Butch Wilmore dhe Suni Williams mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në qershor me bordin e anijes Starliner të Boeing.
Ata duhej të qëndronin atje për tetë ditë, por problemet teknike i detyruan ata që të mbeten në hapësirë. Syri.net-Protothema.
New crew, same destination!#Crew10 launched aboard a @SpaceX Falcon 9 rocket and Dragon spacecraft from Launch Complex 39A at 7:03pm ET March 14. pic.twitter.com/Zr7HE5TFYC
© SYRI.net