Tërmet i fortë në Napoli! Një e plagosur, dëme të shumta materiale, mbyllen shkollat

Tërmet i fortë në Napoli! Një e plagosur, dëme të shumta materiale, mbyllen shkollat

07:35, 13/03/2025

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4  është regjistruar gjatë natës, rreth orës 1:25, në zonën e Campi Flegrei në Itali.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, pak metra larg bregut të Via Napolit, në Pozzuoli, në një thellësi prej dy kilometrash. Nga tërmeti u shkaktuan shumë dëme në Napoli, në lagjen Bagnoli, ku mbeturinat binin nga shtëpitë, duke përfunduar në rrugë ose në makina të parkuara.

Në Bagnoli një grua mbeti e plagosur nga shembja e një tavani dhe u shpëtua nga zjarrfikësit, të cilët ndihmuan disa qytetarë të bllokuar në katet e sipërme të shtëpive të tyre për të dalë nga shtëpitë e tyre, veçanërisht në Via Carafa, pasi dyert e hyrjes u bllokuan pas tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco