Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia është e detyruar të pranojë armëpushimin në Ukrainë.
Trump bëri me dije se SHBA mund t’i bëjë shumë dëm Rusisë nga ana ekonomike, por ai thekson se synimi është paqja dhe jo vazhdimi i luftës në Ukrainë.
“Ne do të duhet të presim dhe të shohim. Tani varet nga Rusia, Ka gjëra që duhet të bëjmë që nuk do të ishin të këndshme. unë mund të bëj gjëra që do të ishin shumë të këqija për ekonominë ruse. Nuk dua ta bëj këtë sepse dua paqe”, tha Trump. Syri.net-Protothema.
© SYRI.net