Gjermania mirëpret armëpushimin 30-ditor në Ukrainë, Sholz: Hap i rëndësishëm, radhën e ka Putin

Gjermania mirëpret armëpushimin 30-ditor në Ukrainë, Sholz: Hap i rëndësishëm, radhën e ka Putin

11:18, 12/03/2025

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mirëpriti idenë e një armëpushimi 30-ditor në Ukrainë.

Përmes një reagimi në platformën sociale X, Sholz tha se, një vendim i tillë është një hap i rëndësishëm për të dyja vendet.

"Ideja e një armëpushimi 30-ditor është një hap i rëndësishëm dhe korrekt drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën," shkroi Scholz në faqen e tij X.

Kancelari gjermani shtoi më tej, duke thënë se "tani i takon [presidentit rus Vladimir] Putin", mbi marrëveshjen.

Më 11 mars, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës zhvilluan bisedime në Jeddah të Arabisë Saudite. Ato zgjatën rreth nëntë orë e gjysmë. Pas bisedimeve, në uebsajtin e Vladimir Zelensky u publikua një deklaratë e përbashkët, sipas së cilës Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin e SHBA për një armëpushim 30-ditor dhe Uashingtoni do të anulojë menjëherë pauzën në ofrimin e inteligjencës dhe do të rifillojë ndihmën për Kievin.

Deklarata theksoi gjithashtu se palët ranë dakord të nënshkruajnë sa më shpejt të jetë e mundur një marrëveshje për zhvillimin e burimeve minerale kritike për të forcuar ekonominë e Ukrainës. Ndërkohë, shefi i zyrës së Zelenskit, Andrey Yermak, tha se marrëveshja për mineralet në Ukrainë do të nënshkruhet kur SHBA-të ta kenë të përshtatshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco