Ekspertët janë shprehur se rrjedhja e karburantit nga përplasja midis anijes së mallrave dhe cisternës së naftës në Detin e Veriut do të ketë një ndikim "shkatërrues" në jetën detare. Hetimet në lidhje me ngjarje ende vijojnë ndërsa zjarri i rëndë nga përplasja e anijes më cisterënën sihte aktiv për 24 orë. Kërkimi për një anëtar të ekuipazhit të zhdukur u ndërpre brenda natës.
Pronari i Solong, firma detare gjermane Ernst Russ, tha se anija nuk mbante asnjë kontejnerë të ngarkuar me cianid natriumi, ndryshe nga çfarë thuhej në raportet. Ekspertët e mjedisit paralajmëruan se nëse karburanti që rrjedh nga Stena Immaculate është toksik do të ketë pasoja për njerëzit dhe kafshët e egra.
Dr. Simon Boxall, një akademik në oqeanografi në Universitetin e Southampton, tha se karburanti Jet A-1 ka një toksicitet shumë më të lartë se nafta e papërpunuar dhe se ndikimi i kësaj në jetën në oqeane do të ishte shkatërrues.
Anijet u përplasën afër një terreni të njohur mbarështimi si dhe një sërë zonash të tjera të mbrojtura detare dhe kafshë të egra, të cilat tani mund të jenë nën kërcënim nga çdo ndotës që rrjedh nga rrënojat.
Dr Paul Johnston, një shkencëtar i lartë në Laboratorët e Kërkimeve Greenpeace në Universitetin Exeter, tha karburanti që ishte në ujë është toksik për peshqit dhe krijesat e tjera të detit. Ai theksoi se nuk e dinë ende për nesë kontejnerët përmbajnë cianid natriumi por theksoi se kanë të bëjnë me një kimikat shumë toksik që mund të shkaktojë dëm serioz.
© SYRI.net