I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, planifikon një vizitë në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, thanë të hënën dy persona të informuar mbi planet.
Witkoff, i cili është zyrtarisht i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, ka luajtur një rol në rritje në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.
Njerëzit, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmuan një raport të Bloomberg News se Witkoff do të shkonte në Moskë për bisedime me Putinin.
Një nga burimet tha se Ëitkoff pritet të udhëtojë në Moskë këtë javë.
Trump ka shprehur dëshirën për të takuar Putinin dhe, që nga marrja e detyrës në janar, ka ndjekur një përpjekje për të ndryshuar marrëdhëniet e akullta me Rusinë të administratës së mëparshme Biden.
Witkoff u takua me Putinin në Moskë muajin e kaluar dhe solli mësuesin e shkollës amerikane Marc Fogel, i cili ishte dënuar me 14 vjet në një burg rus, pasi ishte arrestuar për mbajtjen e marijuanës me recetë mjekësore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio kryeson një delegacion në Arabinë Saudite për bisedime të martën me zyrtarët ukrainas rreth luftës. Zyrtarët amerikanë kanë planifikuar të përdorin takimin pjesërisht, për të përcaktuar nëse Ukraina është e gatshme të bëjë lëshime materiale ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës, thanë dy zyrtarë amerikanë./ Reuters.
© SYRI.net