Platforma e rrjeteve sociale "X" është rikthyer pas një ndërprerjeje të shkurtër. Ende nuk dihet arsyeja se përse "X" “ra” nëpër botë. Sipas Downdetector, mbi 21,000 përdorues raportuan probleme me platformën në SHBA dhe më shumë se 10,800 përdorues në Angli.
Përdoruesit nuk ishin në gjendje të identifikoheshin në llogaritë e tyre dhe për këtë arsye nuk mund të postonin ose shikonin mesazhe. Dyshimet e para të ekspertëve kanë të bëjnë me serverët e X-it, ose një problem me softuerin. Sipas DownDetector njerëzit filluan të raportojnë probleme vetëm pas orës 09:30 të mëngjesit. Problemi dukej se ishte rregulluar rreth orës 10:15.

© SYRI.net