Të paktën 12 persona u plagosën nga të shtënat me armë në Toronto të Kanadasë.
Katër prej tyre kanë marrë lëndime të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:39 (ora lokale) pranë një pijetoreje në Scarborough, një lagje e Torontos.
Autoritetet kanadeze thonë se autori i dyshuar kishte veshur një kapuç të zi dhe u ‘arratis’ nga vendi i ngjarjes me një makinë.
🚨 Toronto Mass Shooting: 11 Injured, Suspect on the Loose!
— 🔥 CEO Branding Expert (@Ceo_Branding) March 8, 2025
A horrific scene is unfolding tonight at a pub near Scarborough Town Centre, at least 11 people injured in a mass shooting.
Authorities are calling it a “dynamic situation,” with injuries ranging from minor to… pic.twitter.com/8qcyz5lADu
© SYRI.net