Përleshjet me mbështetësit e Asadit në Siri/ Shkon në 185 numri i të vdekurve, përfshirë 90 civilë

Përleshjet me mbështetësit e Asadit në Siri/ Shkon në 185 numri i të vdekurve, përfshirë 90 civilë

19:48, 07/03/2025

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi mbrëmjen e sotme, se 90 civilë alavitë janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë në rajonin e Latakias, bastion i kësaj pakice myslimane nga vjen ish-presidenti sirian Bashar al-Assad.

Drejtori i Observatorit i tha AFP se 90 alavitë, duke përfshirë të paktën gjashtë gra u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re, në rajonet e Bania, Latakia dhe Jableh.

Sipas kësaj organizate joqeveritare, në përleshjet janë vrarë 45 luftëtarë besnikë të Asadit dhe 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bazuar në këtë raport të fundit, numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen dy ditët e fundit ka shkuar në 185.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco