Franca do të izolojë 200 trafikantët më të rrezikshëm të drogës në dy burgje të sigurisë së lartë, ka njoftuar ministri i Drejtësisë, Gerald Darmanin. Në një intervistë për France 2, Darmanin tha se qeveria ka vendosur të godasë fort tregtinë e drogës, duke e bërë këtë një përparësi kryesore.
Trafikantët do të zhvendosen në një burg në Vendin-le-Vieilby deri në fund të korrikut, ndërsa pjesa tjetër do të dërgohet në Condé-sur-Sarthe deri në mes të tetorit. Ministri theksoi se këto objekte do të rinovohen për t’i bërë plotësisht hermetike dhe për të parandaluar vijimin e aktiviteteve kriminale nga brenda burgut.
Darmanin konfirmoi se disa të burgosur nuk do të zhvendosen, përfshirë ata të konsideruar si kërcënim për shoqërinë, si trafikantët më të rrezikshëm dhe terroristët islamikë. Ndërkohë, ai ka kërkuar këshilla nga homologët evropianë për të përmirësuar strategjinë ndaj trafikut të drogës.
Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, vitin e kaluar, 110 persona humbën jetën dhe 341 u plagosën për shkak të trafikut të drogës në vend.
© SYRI.net