Lideri i opozitës ukrainase, Petro Poroshenko ka hedhur poshtë idenë e mbajtjes në mes të luftës, pas deklaratës së Trump që tha se Zelenski është një ‘diktator’ që refuzon zgjedhjet.
Poroshenko tha se ekipi i tij po punon me partnerët amerikanë për të ruajtur marrëdhëniet e mira midis SHBA-së dhe Ukrainës.
Por ai shtoi se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në një kohë lufte për vendin.
Në një shkrim të postuar në platformën Telegram, Poroshenko theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 180 ditëve pasi të rivendoset paqja. Syri.net-CNN.gr.
© SYRI.net