Siri/ Përleshje midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Assad, humbin jetën 16 persona

Siri/ Përleshje midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Assad, humbin jetën 16 persona

21:15, 06/03/2025

Forcat e sigurisë të Sirisë janë përleshur me mbështetësit e qeverisë së mëparshme të Bashar Al-Assad. Sipas burimeve lokale, të paktën 16 ushtarë të palës së qeverisë aktuale kanë humbur jetën.

Përleshjet midis këtyre dy grupimeve vijon ende në provincën Latakia, vendi nga ku ka origjinën dhe Assad.

Një zyrtar i sigurisë siriane tha se rivendosja e stabilitetit në vend, është një sfidë urgjente për qeverinë e re, e cila mori pushtetin më 8 dhjetor 2024. 

Ai shtoi se këto grupe komandohen nga një ish-zyrtar, i cili ka kryer 'krime' ndaj popullit sirian.

Grupet e armatosura me të cilat po përballen forcat e sigurisë në rajonin e Latakisë i përkasin kriminelit të luftës Suhail Al-Hassan, i cili kreu masakrat më të këqija kundër popullit sirian”, tha zyrtari. Syri.net-Protothema.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco