´Pendohet´ Trump: Meksika nuk do të duhet të paguajë tarifa mbi mallrat deri më 2 prill

´Pendohet´ Trump: Meksika nuk do të duhet të paguajë tarifa mbi mallrat deri më 2 prill

18:11, 06/03/2025

Presidenti amerikan Donald Trump duket se është penduar mbi politikën e tij të ashpër ndaj tarifave mbi Meksikën dhe Kanadanë, një vendim i marrë me të ardhur në pushtet në janar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Meksikës nuk do t'i kërkohet të paguajë tarifa për asnjë mall, që bie ndesh me Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada për tregtinë, deri më 2 prill.

"Pasi fola me presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t'i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen e USMCA-s", ka shkruar Trump në Truth Social.

"Kjo marrëveshje është deri më 2 prill."/ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco