Agjencia qeveritare franceze: Vetëm 1 në 9 njerëz në Francë ka shëndet të mirë të zemrës

Agjencia qeveritare franceze: Vetëm 1 në 9 njerëz në Francë ka shëndet të mirë të zemrës

14:56, 06/03/2025

Vetëm 11 për qind e francezëve kanë një shëndet optimal kardiovaskular, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Shëndetit Publik në Francë. Studimi zbuloi gjithashtu pabarazi të mëdha sociale: vetëm 4 për qind e njerëzve me arsim të mesëm kishin shëndet të mirë, krahasuar me 21 për qind të atyre me arsim të lartë.

“Sëmundjet kardiovaskulare dhe neurovaskulare përbëjnë ende një barrë të rëndë për kujdesin shëndetësor në Francë,” deklaroi Dr Caroline Semaille, drejtoresha e përgjithshme e Shëndetit Publik. Këto sëmundje ishin shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022.

Gratë në rrezik: Pirja e duhanit dhe jeta dedentare po përkeqësojnë situatën

Një tjetër shqetësim i madh është përkeqësimi i shëndetit kardiovaskular tek gratë, të cilat po adoptojnë më shumë sjellje të dëmshme si pirja e duhanit, veçanërisht në grupmoshën 45-64 vjeç. Studimi tregoi gjithashtu se 47 për qind e grave nuk përmbushin rekomandimet për aktivitet fizik, krahasuar me 29 për qind të meshkujve.

Mjekët theksojnë rëndësinë e një jete të shëndetshme për të parandaluar sëmundjet e zemrës: ushtrime të rregullta, një dietë e ekuilibruar, shmangia e duhanit dhe kontrolli i nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare./ Euronews - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco