Ministria e Jashtme e Iranit thirri në një takim ambasadorin turk në vend pasi Hakan Fidan paralajmëroi Teheranin që të mos minojë stabilitetin e Sirisë.
Përgjatë takimit që ministri i jashtëm iranian, Mahmoud Heydari zhvilloi me ambasadorin turk tha se ‘komentet e gabuara’ duhet të shmangen, për arsye se ato mund të sjellin prishje të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.
“Interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe ndjeshmëria e kushteve rajonale kërkojnë shmangien e komenteve të gabuara dhe analizave joreale, që mund të çojnë në dallime dhe tensione në marrëdhëniet tona dypalëshe” tha Heydari. Syri.net- Kathimerini.
© SYRI.net