Zhvishuni totalisht ose largohuni/ Miratohet rregullorja e re për plazhet nudiste në Gjermani

Zhvishuni totalisht ose largohuni/ Miratohet rregullorja e re për plazhet nudiste në Gjermani

09:18, 04/03/2025

Qyteti Rostock në Gjermani ka prezantuar një rregullore të re që detyron vizitorët e plazheve nudiste të respektojnë rregullin e lakuriqësisë, përndryshe do të largohen.

Sipas autoriteteve, vendimi erdhi pas ankesave të shumta nga frekuentuesit e këtyre zonave, të cilët ndiheshin të shqetësuar nga prania e njerëzve të veshur.

“Kjo masë synon të shmangë konfliktet dhe të ruajë atmosferën tradicionale të plazheve naturiste,” tha Moritz Naumann nga Rostock Tourism për CNN.

Ai shtoi se ky rregull do të zbatohet vetëm në rast të mosmarrëveshjeve mes vizitorëve.

Gjermania ka një histori të gjatë me nudizmin, i njohur si Freikörperkultur (Kultura e Trupit të Lirë), një praktikë që daton në shekullin e 19-të.

Megjithatë, interesimi për të ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, veçanërisht tek të rinjtë. Në Rostock, numri i plazheve nudiste është zvogëluar nga 37 në 27 për shkak të uljes së kërkesës.

Për vizitorët që eksplorojnë këtë kulturë për herë të parë, autoritetet theksojnë disa rregulla bazë: respektimi i hapësirës personale, ndalimi i fotografimit dhe shmangia e sjelljeve të papërshtatshme.

Plazhet janë të ndara në zona të ndryshme—për nudistë, për ata me veshje dhe për përdorim të përzier—për të garantuar komoditet për të gjithë.

Por nëse hyni në një plazh të dedikuar për nudistët, një gjë është e qartë: zhveshuni ose largohuni./ Euronews - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco