‘Nuk e dimë ku shkojnë paratë e OJQ-ve’/ Debati ndizet edhe në Gjermani

‘Nuk e dimë ku shkojnë paratë e OJQ-ve’/ Debati ndizet edhe në Gjermani

10:21, 01/03/2025

Pas Amerikës, debati për abuzimet me fondet e taksapaguesve nga të ashtuquajturat organizata joqeveritare është ndezur edhe në Gjermani.

Në një letër të firmosur nga kancelari i zgjedhur i CDU/CSU, Friedrich Merz, kërkohet informacion nga qeveria në detyrë se ku shkojnë fondet e dhëna tek OJF-të.

Në një katalog me 551 pyetje kërkohet llogari se përse fondet e taksapaguesve gjermanë shkojnë për disa OJQ, të cilat i përdorin këto para për të nxitur protesta dhe urrejtje ndaj të djathtës.

Po ashtu në dokumentin e CDU/CSU kërkohet llogari nëse këto organizata mbajnë të dhëna të sakta për mënyrën se si i shpenzojnë paratë e taksapaguesve gjermanë.

Por gazeta gjermane BILD shkruan se qeveria në detyrë e të majtës në Gjermani ka ngritur duart lart. Ata thonë se nuk e dinë se si shpenzohen këto para nga OJQ-të.

“Kjo do të thotë se qeveria nuk ka, ose ka njohuri jo të plota, se çfarë ndodh me fondet e shpërndara nga ministritë (përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Familjes) dhe kujt i kalojnë ato,” shkruan BILD.

“Për më tepër, Qeveria Federale e pranon se termi organizatë joqeveritare [...] nuk është përcaktuar qartë në ligj [...] Kjo do të thotë se qeveria nuk e di se çfarë është në të vërtetë e ashtuquajtura OJQ!” thekson më tej gazeta.

Zyrtari buxhetor i CDU-së, Andreas Mattfeldt (55) tha për BILD: "Buxheti federal nuk është një makineri parash e OJQ-ve, që mund ta përdorin sipas dëshirave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco