Erdogan komenton vendimin e Ocalanit/ ‘Turqia sot ka hyrë në një epokë pa terrorizëm’

Erdogan komenton vendimin e Ocalanit/ ‘Turqia sot ka hyrë në një epokë pa terrorizëm’

21:03, 28/02/2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar sot vendimin e Abdullah Ocalanit, për shpërbërjen e partisë pro kurde (PKK).

Ai tha se vendi tani ka hyrë në një epokë të re, ku sipas tij, nuk do të ketë më terrorizëm dhe nuk do të cenohet integritetit territorial i vendit.

“Nga dje kemi hyrë në një fazë të re përpjekjesh për një Turqi pa terrorizëm, e cila filloi me iniciativën e guximshme të partnerit tonë në Aleancën Popullore, kryetarit të Partisë së Veprimit Nacionalist, z. Devlet Bahçeli dhe që vazhdon me qëndrimin tonë të vendosur.” tha Erdogan. Syri.net-Kathimerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco