Kush do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës?

Kush do të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës?

18:16, 28/02/2025

Pas spekulimeve mbi detajet e marrëveshjes për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës, është konfirmuar se ajo nuk do të nënshkruhet nga presidentët Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump.

Sipas raportit të Shtëpisë së Bardhë, dokumenti do të firmoset nga Zëvendëskryeministrja e parë dhe Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, dhe Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent. Këtë e ka konfirmuar edhe Ambasada e Ukrainës.

Marrëveshja pritet të luajë një rol kyç në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e burimeve natyrore./ Reuters - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco