Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua me homologun francez, Emmanuel Macron në Zyrën Ovale.
Çështja e luftës në Ukrainë ishte temë kryesore e bisedimeve mes tyre.
"Unë mendoj se lufta [në Ukrainë] mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar," u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
"Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë...ne nuk e duam këtë," thotë ai, duke shtuar: "Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë.
Trump thotë se pret që presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky mund të vijë në Uashington "këtë javë ose javën e ardhshme" për të nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në mbi mineralet e rralla të Ukrainës.
Ai shtoi se nuk është i sigurt se kur do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse më parë tha se mund të ndodhte në Arabinë Saudite.
“Nuk e di kur do të flasim”, tha ai. "Në një moment do të takohem me presidentin Putin."
© SYRI.net