Dy projekt-rezoluta të ndryshme sot për Ukrainën, SHBA paralajmëron veton

Dy projekt-rezoluta të ndryshme sot për Ukrainën, SHBA paralajmëron veton

18:08, 24/02/2025

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po mblidhet për të tretin vit radhazi për pushtimin rus në Ukrainës dhe po përgatitet të votojë në Këshillin e Sigurimit sot për projekt-rezoluta të ndryshme për luftën në Ukrainë.

Përveç planit amerikan, Ukraina dhe evropianët kanë përgatitur projekt-rezolutën e tyre që thekson nevojën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës ‘këtë vit’, dhe vë në dukje iniciativat e shumë vendeve anëtare që kanë paraqitur propozimet e tyre për një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se SHBA do të vendosë veton ndaj çdo ndryshimi të projekt-rezolutës amerikane, dhe do të votojë kundër për një projekt-rezolutë të ndryshme

"Kjo është ajo që na duhet tani dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që të bashkohen në këtë përpjekje. Një deklaratë e thjeshtë historike nga Asambleja e Përgjithshme, një deklaratë që shikon nga e ardhmja, jo e kaluara, një rezolutë që fokusohet në një ide të thjeshtë, një fund të luftës dhe një rrugë drejt paqes", tha zëvendës ambasadorja e SHBA-së në OKB Dorothy Shea.

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Marianna Betsa deklaroi se asnjë vend nuk është i sigurt, nëse agresioni justifikohet dhe viktima fajësohet.

"Ky është një moment i së vërtetës, një moment historik jo vetëm për Ukrainën, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën," theksoi Betsa përpara votimit të planifikuar për dy rezolutat konkurruese të paraqitura nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë.

Vendet duhet të bëjnë çdo përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi sot më herët Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke bërë thirrje për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Syri.net- SKAI.gr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco