Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani, që u zhvilluan këtë të dielë, përmes një postimi në rrjetin social Truth.
Trump shprehu mbështetje për fituesit, duke thënë se “partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe”.
Ai theksoi se, si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika që ka dominuar për shumë vite, veçanërisht në çështje të energjisë dhe imigracionit.
“Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump”, shkruante ai, duke shtuar se kjo fitore është vetëm fillimi i shumë të tjerave që do të vijnë.
© SYRI.net