Rreth 250 persona protestuan të shtunën kundër kryetares së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin zviceran ku ajo ka një shtëpi, duke ndezur kundër-demonstrata në një atmosferë të ngarkuar që çoi në pesë arrestime, thanë autoritetet.
Policia tha se disa qindra kundër-protestues shkuan gjithashtu në qytetin Einsiedeln ku liderja e AfD, Alice Weidel ka një shtëpi me partnerin e saj regjisor, një grua e lindur në Sri Lanka. Rezidenca tjetër e Ëeidel është përtej kufirit në Gjermani.
Duke brohoritur "Nazistë jashtë" dhe duke mbajtur pankarta me slogane si "1933 kurrë më" - një referencë për vitin kur Adolf Hitleri mori pushtetin - kundërshtarët e qëndrimit të ashpër të imigracionit dhe politikave të tjera të AfD, marshuan nëpër Einsiedeln për të denoncuar partinë.
Sondazhet tregojnë se AfD ka rreth 20% mbështetje dhe parashikohet të dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë të dielën, nxitur nga shqetësimi për emigracionin dhe zhgënjimi për ekonominë. Weidel, 46 vjeç, është kandidatja e parë e partisë për kancelar.
Qindra banorë lokalë shikonin ndërsa marshimi lëvizte nëpër qytet nën një prani të madhe policie, ndërsa kundër-demonstruesit brohorisnin dhe u përpoqën të mbysin thirrjet e protestuesve.
Pesë persona që mbanin objekte të ndaluara ose që nuk kishin zbatuar urdhrat e policisë u arrestuan, tha policia.
Policia e cilësoi atmosferën të nxehtë dhe disa persona u përfshinë në përleshje fizike. Megjithatë, nuk u raportua për të lënduar dhe u shmangën shqetësime të mëdha, thanë ata.
Shtëpia zvicerane e Weidel ka nxitur pyetje nga gazetarët gjermanë gjatë fushatës zgjedhore, në lidhje me gjendjen e saj financiare. Këtë muaj ajo deklaroi se i paguan të gjitha taksat në Gjermani./ Reuters.
© SYRI.net